Zhvillimi i Samitit të BE- Ballkani Perëndimor për herë të parë në Tiranë, e ka kthyer kryeqytetin e Shqipërisë në fokus dhe vëmendje jo vetëm të Evropës për sot.
Detyrë primare e organeve të sigurisë është që të garantojë sigurinë për liderët evropianë dhe mbarëvajtjen e samitit.
Policia e Shtetit është shpërndarë në të gjithë Tiranën dhe më në fokus janë zonat e perimetrit të sigurisë ku do të kalojnë liderët. Bashkë me efektivët, në terren janë edhe forcat RENEA dhe njësia antieksplozivë.
Njoftimi i policisë:
SIGURIA PËR SAMITIN E BE-së që do mbahet sot në Tiranë.
Njësia Anti-Eksploziv e Repartit Elitë Renea në bashkëpunim me Gardën e Republikës, kontrolle të imtësishme brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë.

