Ledina Alolli është shpallur fituese në Primaret e demokratëve të Korçës.
Kjo fitore e përcakton Alollin si kandidate e opozitës për bashkinë e Korçës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Me një status në rrjetet sociale, ajo shpreh mirënjohjen dhe falënderon gjithë demokratët dhe simpatizantët e Korçës.
Postimi i saj:
E nderuar, thellësisht mirënjohëse dhe falenderuese, për besimin që më dhanë sot të gjithë demokratët dhe simpantizantët.
Falenderoj nga zemra 1108 demokratët që morën pjesë në këto votime.
Falenderoj komisionerët për punën dhe durimin e treguar.
Falenderim për dy kandidatët në garë për korrektësinë e treguar.
Së bashku do punojmë me të gjithë mundësitë tona, që Korça të drejtohet me modelin më të mirë dhe më përfaqësues të vlerave humane dhe të së drejtës.
Sot fitorja është meritë e të gjithëve dhe i përket Partisë Demokratike, si e para parti që ndërmerr një risi kaq domethënëse dhe të rëndësishme për funksionimin e demokracisë së brendshme.
Të gjithë së bashku do t’ia dalim!
Është koha jonë, për Korçën tonë!
Mirënjohje,
Ledina.

