Sot me bekimin e anëtareve dhe simpatizantëve në Bashkinë Divjakë unë afirmoj vullnetin tim për të punuar me përkushtim për një fushatë model, për një fushatë të fuqishme, për një fushatë në mbrojtje të votës së lirë krahas kësaj me një program real zhvillimi të kësaj zone të bllokuar në procesin jetik të zhvillimit ,ndërthurja e interesave dhe nga pushteti socialist totalitar që ka zaptuar dhe falimentuar gjithçka!
Së bashku do ta çlirojmë Divjakën nga kjo kapje!
Së bashku do të bëjmë që Divjaka të shpërthejë potencialin e saj!
Ky është një mesazh për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike në bazë, për të gjithë faktorët influentë të kësaj zone, për të gjithë simpatizantët, për te gjithë votuesit tanë dhe qytetarëve të Divjakës.
Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Divjakes në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Divjakën!
Dua të falendoroj shumë strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e partisë demokratike te degës Divjakë!
Dua të falenderoi Gjergjin për garen dinjitoze!
Të gjithë bashkë drejt 14 majit✌️

