Ky ka qenë mesazhi i dr. Ilir Alimehmetit mbas daljes së rezultatit të votimeve në Primaret e Tiranës, rezultat I cili e nxori në balotazh me deputetin Këlliçi.
Postimi i tij në “Facebook”:
💙 Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh.
💙 Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022!
💙 Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m’u bënë krahë në çdo moment!
💙 Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!

