Përshtati në shqip Aida Meti
Kush nuk ka dëgjuar për Hachiko?
Kjo është një foto e rrallë e qenit që shkonte çdo ditë në stacion për të pritur që të kthehej nga puna pronari i tij i cili fatkeqësisht vdiq dhe për këtë arsye nuk u kthye më. Një histori mallëngjyese e besnikërisë së pakufishme, e paimagjinueshme për ne qeniet njerëzore. Madje bënë një film (shikuan dhe qanë për ditë). Hachiko vdiq në vitin 1935 pas 10 vitesh pritjeje të kota. Historia e tij e pabesueshme tronditi të gjithë vendin që shpalli zi kombëtare. Trupi i tij, i ruajtur nga taksidermia, shtrihet në Muzeun Kombëtar të Shkencës pranë Stacionit Shibuya (Japoni). Por disa nga eshtrat e tij u varrosën pranë varrit të mjeshtrit të tij të dashur, Prof. Ueno.

