Nëse neojugosllavizmi u shmang nga vigjilenca politike e institucioneve europjane si bumerang rus turinjve të Perendimit, dhe për këtë Beogradi ka njoftuar mospjesmarrjen në Samit duke treguar kështu se Vuçiqi nuk heq dorë nga objektivat anti europiane të vellajt rus, vëllaj tjetër i tij jugosllaviku i Tiranes, duhet të ligjërojë para Samitit europjanë antikonshiencën e tij.
Po nëse Europa e shmangu bumerangun e parë, nuk besoj plotësisht se bumerangun e dytë do të mundet. Atë të Shqipërisë reale të 4/5 të shqiptarve.
Ndonëse jugosllaviku i Tiranës është “hipi” i shfytyrimit dhe hipokrizisë, përveç i duhet të fshehë fytyrën e vet të vrerosur për karrigen bosh të vëlla Vuçit, duhet të maskojë edhe fytyrën reale të Shqiperisë.
Në këtë “solidaritet” të mbrapshtë fatkeqesisht vazhdojnë të shprehen edhe segmente “opozitare” të blera nga spekulanti në sherbim të ur-bolshevizmit të Tiranes; lum shqiptaret per mercenaret!
Por protesta do të jetë aty pikërisht për të kallxuar Shqiperinë reale, pikerisht atë që deshiron të fshehë ur-bolshoizmi ose bolshevizmi i perjetshëm.
Uroj që mesazhi i bumerangut të dytë të mberrijë ne destinacion! Edhe pse ujku sot ka shkuar tek kostumisti për të porositur “kostum” qingji.

