Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka vlerësuar kandidatët për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur prej secilit.
Mësohet se renditja e pikëzimit për kandidatët është:
1. Marjana Semini me 93.66 Pikë
2.Ardian Dvorani me 92.44 Pikë
3.Gent Ibrahimi me 88.38 Pikë
4. Arta Vorpsi me 88.22 Pikë.
KED do të miratojë listën përfundimtare dhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese.

