3 Dhjetori është përcaktuar si Dita e Njerëzve me aftësi të kufizuar, paraplegjik-tetraplegjik.
Pikërisht për këtë datë, për këtë grup njerëzish, ka reaguar me një status në rrjetet sociale poeti Hamdi Skeja.
Ai shkruan se, “Në karriken me rrota ka jetë, pavarësisht se përgjegjësit i kanë harruar, u kanë shtrydhur jetët, u kanë mohuar çdo të drejt që është në ligj”
Si prind, si njeri, shkruan Skeja,
“Nuk është dita për t’ju uruar shëndet e jetë, por duhet dita për të ngritur zërin dhe fort madje!”- thekson ai
Postimi i plotë:
Sot, 3 Dhjetor, Dita e Njerëzve me aftësi të kufizuar, paraplegjik-tetraplegjik.
Njerëzit më të lënë pasdore, me kushte mjeruese, me pensione më mjeruese sesa kushtet.
Ligji ekziston vetëm në letra “bakalli “ i bërë çorape!
Dikush duhet të mbaj përgjegjësitë natyrisht kush është emëruar në ato poste, dhe mos e shtrëngojnë karriken duke dal në media për të bërë show-n e radhës, si përherë!
Në karriken me rrota ka jetë, pavarësisht se përgjegjësit i kanë harruar, u kanë shtrydhur jetët, u kanë mohuar çdo të drejt që është në ligj.
Nuk është dita për t’ju uruar shëndet e jetë, por duhet dita për të ngritur zërin dhe fort madje!
Unë kërkoj zbatimin e ligjit,
Unë kërkoj si prind të drejtat e barabarta,
Unë kërkoj rritjen e pensionëve që sot është mjerim,
Unë kërkoj duke protestuar më shumë vëmendje.
3 Dhjetor,
#UnëProtestoj!

