Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në daljen e sotme para mediave ka folur lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt, për të cilin nuk ka asnjë informacion që prej muajit gusht.
Pyetjes së gazetarëve, Rrumbullaku j’u përgjigj shkurt duke thënë se policia ishte në rrugë të mbarë për zgjidhjen e rastit në fjalë duke theksuar se sot kishte dalë në konferencë për shtyp për masat e sigurisë në lidhje me Samitin e 6 dhjetorit.
“Policia është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit që ju i referoheni. Zoti kryeministër ka kërkuar zgjidhen për të cilën ne mendojmë e gjykojmë që jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur rastin”, tha ai në një kohë kur është në përfundim edhe ultimatumi i Ramës ndaj policisë për zgjidhjen e këtij rasti”- tha ai

