Ish zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar dje me një status dhe videomesazh në rrjetet sociale në lidhje me akordimin nga qeveria të bonusit prej 5000 lekë për pensionistët në festat e fundvitit.
TE MENDUARIT, TE DISKUTUARIT, TE PROPOZUARIT, TE NEGOCIUARIT EDHE ME QEVERINE TENDE-NUK ESHTE TURP KJO, PER GJERA QE VLEJNE; JO PER URDHRIN POR PER INTERESAT E NJEREZVE TE ZAKONSHEM, JANE THELBI PSE VLEJNE MANDATET!- shkruan ai në “Facebook”
Postimi i plotë i Braçes:
DITA E TE MOSHUARVE;
DITA KUR NGA BUXHETI I SHTETIT, TRANSFEROHEN PARA PER TE MOSHUARIT, NJEREZIT ME AFTESI NDRYSHE, FAMILJET ME NDIHME EKONOMIKE!
Nese ka nje dite ku ndjehesh ndryshe qe je ne pushtet, jo me pushtet, thjesht je ne pushtet, eshte kjo;
VENDIMI ESHTE MARRE DJE DHE SOT TRANSFEROHEN PARATE DHE PAGUHEN TEK NJEREZIT NE NEVOJE, PJESE PJESE!
Ne nje dite si kjo me duhet te kujtoj per cdo koleg timin ne KOMISIONIN E EKONOMISE nga 2013-ta e deri tek te sotmit, se sa e rendesishme ishte te insistonim, insistonim, insistonim qe nje politike sporadike, gjetur te vdekur, TA KTHENIM NE POLITIKE TE QENDRUESHME, qe programohet e financohet ne buxhetin e vitit si ze me vete dhe paguhet cdo dhjetor; kjo po ndodh!
Por po kjo, me ben te them se sa e rendesishme eshte te flasesh me deputetet-individualisht apo ne grup, JO PER RRESHTIN, PER LIRINE, TE MENDUARIT, TE DISKUTUARIT, TE PROPOZUARIT, TE NEGOCIUARIT EDHE ME QEVERINE TENDE-NUK ESHTE TURP KJO, PER GJERA QE VLEJNE; JO PER URDHRIN POR PER INTERESAT E NJEREZVE TE ZAKONSHEM, JANE THELBI PSE VLEJNE MANDATET!
Ne ane tjeter, a mjaftojne kaq para per te moshuarit se pari? UNE MENDOJ QE JO, NUK DO MJAFTOJNE ASNJEHERE! Mjafton te them se puna e tyre ne nje jete, NUK ESHTE PAGUAR KURRE DREJT!
Por une mendoj se ka nje menyre per te shtuar parate per ta: TE MBLEDHIM ME SHUME PARA NE BUXHETIN E SHTETIT NGA TE A RDHURAT QE EKONOMIA KRIJON;
Mjafton te ndalim KLIENTELIZMIN dhe te lejojme qe parate qe krijon ekonomia te rrjedhin edhe ne BUXHET;
Mjafton te tatojme pak me shume e drejt, pasurite e medha, fitimet e medha, PARATE E VANITETIT, parate e vdekura qe jane thelbi i mburrjes se nje PAKICE-ekonomia e madhe e klientelizmi kanalizojne para edhe ketu, dhe do te kete me shume para ne buxhet per kete qellim, PER RISHPERNDARJE!

