Dr. Ilir Alimehmeti është një nga kandidatët e PD në Primaret e Tiranës.
Nesër, demokratë dhe simpatizantë të kësaj partie i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati zyrtar i opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Sot, një ditë para votimeve të brendshme të subjektit politik të demokratëve, Alimehmeti nëpërmjet rrjeteve sociale ka shpërndarë një mesazh për votuesit e djathtë.
Ja postimi i tij:
💙 I dashur demokrat,
💙 I dashur simpatizant,
✅ Të dielën zhvillohet procesi i primareve në Partinë Demokratike.
✅ Si çdo proces që zhvillohet për herë të parë në një forcë politike, kërkon pjesëmarrjen e të gjithëve.
✅ Kërkon pjesëmarrjen time si kandidat, por kërkon medoemos edhe pjesëmarrjen tënde si votues.
✌ Të dielën ti vendos.
✌ Të dielën ti shpreh me votë, atë që më thua teksa më shtrëngon dorën në rrugë:
✅ Jemi me ty doktor.
🙏 Të dielën ti mund të jesh me mua me votë.
🙏 Të dielën ti mund të vendosësh për Tiranën me votë.
🙏 Të dielën të gjithë bashkë me Tiranën dhe për Tiranën.
Ilir Alimehmeti


