Lepuri po shkruante. Kalon dhelpra dhe e pyet:
– Çfarë po bën, o lepur?
– Po shkruaj doktoraturën dhe si fillim, po mbledh rastet studimore. Rasti i parë “Si lepujt mund të hanë dhelprat”.
– Po ky është budallallëk! Kjo qenka doktoraturë që nuk ka shans të zbatohet.
– Hajde për darkë sonte dhe e sheh…
Të nesërmen gjithë pylli shikon lëkurën e dhelprës të varur tek dera e lepurit.
Kalon ujku, e pyet edhe ai dhe përgjigja e lepurit:
– Rasti i dytë studimor “Si lepujt mund të hanë ujqërit”.
– E dëgjova për dhelprën, po me mua nuk ke shans.
– Hajde për darkë sonte dhe e sheh…
Të nesërmen lëkura e ujkut në krah të dhelprës. Për të mos e zgjatur kështu vazhdoi historia me rrëqebullin dhe ariun.
Lepuri më në fund e mbron doktoraturën dhe gjatë darkës së festës luani(Qeveritari i pyllit) i dehur i thotë:
– Të thashë, o lepur, nuk ka rëndësi sa takat ke vetë, rëndësi ka kush qeveris, si e ke me të dhe drejtuesin shkencor… web
Ndodh edhe kështu: Doktoratura
Leave a comment
Leave a comment

