NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    56 minutes ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    6 hours ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    8 hours ago
    Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
    8 hours ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ardit Gjinali/ “Për një ridimensionim të Samitit të BRNO-BRIONIT” në kuadër të Proçesit të Berlinit”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
Kryesore Politikë
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
Kryesore Politikë
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ardit Gjinali/ “Për një ridimensionim të Samitit të BRNO-BRIONIT” në kuadër të Proçesit të Berlinit”

Neutrale
Last updated: 2022/12/02 at 6:06 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Samiti i “BRNO-BRIONIT” është më shumë se një nismë e përbashkët “Lubjanë-Zagreb” në
kuadër të inkurajimit të dialogut dhe besimit të ndërsjelltë mes shteteve të Rajonit në një
periudhë ku dialogu ishte vështirësisht i realizueshëm….Samiti u krijua në një kohë kur
entuziazmi Europian i zgjerimit po goditej dhe skepticizmi po uzurponte hapësirat politike të
mendimit dhe veprimit në Brukselin politik të kohës, gjithashtu. Nisma mbetet e qëndrueshme në
kohë dhe plotësisht e pranuar politikisht nga secili vend pavarësisht realiteteve të ndryshueshme
politike përkatëse ….gjithëpërfshirja është thelbi që ka mbetur i pacënuar në secilën periudhë të
rrugëtimit politik të samitit.
Samiti i “BRNO-BRIONIT” vijon të jetë një moment takimi politik i përvitshëm i shteteve të
Rajonit të Ballkanit në nivel përfaqësimi të Kryetarëve të Shteteve përkatëse me një përfaqësim
të barabartë protokollar, gjithashtu- Samiti është krijuar si një dëshmi e vullnetit të përbashkët të
Zagrebit dhe Lubjanës zyrtare për inkurajimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve dhe
inkurajimin e përmbushjes së hapave të Proçesit Euro-Integrues.
Samiti i “BRNO-BRIONIT” mbetet një vlerë vazhdimisht pozitive që dëshmon përpjekjen e
pandalur për ruajtjen e drejtimit Euro-Perëndimor të Rajonit në aspiratë dhe përpjekje Integruese
dhe zvogëlimin e hendekut politik mes Shteteve të ndryshme të Rajonit, gjithashtu.
Në takimin e 11-të të Samitit i mbajtur në Shtator 2022 në Slloveni u miratuan përkatësisht
gjashtë përfundime në formën e apel-kërkesës të parashtruara nga Presidenti Slloven PAHOR të
tillat që mund të citohen si vijon – “Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i
drejtpërdrejtë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, zgjerimi është më shumë se kurrë
gjeopolitikë; – Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me
kushtet e njohura për anëtarësim; -Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat Bosnje dhe
Hercegovinës deri në fund të vitit 2022; -Ne bëjmë thirrje për një regjim pa viza për të gjithë
Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022 ; -bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të
Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike dhe – Ne
afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet në
rajon”.
Të gjitha pikat e parashtruara më lartë mbeten dëshmi e një vullneti pozitiv të shprehur përmes
qëndrimeve të Lubjanës dhe Zagrebit…..dëshmi e një vullneti të konsoliduar vit pas viti në
koherencë me zhvillimin e përvitshëm të samitit, gjithashtu. Platforma gjashtë-pikëshe është një
thirrje e rëndësishme drejtuar Unionit përkatësisht nga dy pjesëtarë të familjes politike Europiane
përkatësisht Lubjana dhe Zagrebi, por dekada e fundit imponon pozitivisht një reflektim të ri
kundrejt angazhimeve të shprehura, nismave të ndërmarra dhe vullneteve të afirmuara në
vazhdimësi…..vullneti është i rëndësishëm, por i tilli mbetet i përmbushur pjesërisht në mungesë
të akteve të qenësishme që mund dhe duhet të tejkalojnë të njëjtin.
Zhvillimet e reja gjeopolitike që burojnë nga konflikti në Ukrainë si pasojë e qëllimeve
territorialisht zgjeruese të Kremlinit kërkojnë një zë politik të lartë dhe veprim pro aktiv që
tejkalon vullnetin e shprehur përmes qëndrimeve të përsëritura në kohë politike të ndryshme-
koha thërret për një tejkalim të zakonshmërisë përsëritëse politike në rajon dhe një përfshirje
intensive të Lubjanës dhe Zagrebit si zë-shprehësit politikë të qëndrimit të Unionit.
Një vit më parë, Presidenti Slloven PAHOR do të deklaronte që nisma si “Proçesi i Berlinit” e
gjejnë zanafillën e krijimit nga përvoja pozitive e samitit të “BRDO-BRIONIT” …..dialogu pa
kushte dhe gjithëpërfshirja mbeten vlerat themelore që kanë garantuar qëndrueshmërinë e
proçesit në vetvete.

Dinamika pozitive aktuale e inkurajuar përmes ripërtëritjes së angazhimeve Europiane mbi
Proçesin e Berlinit fton për të menduar një ridimensionim të nismave rajonale në kuadër të
inkurajimit të arritjes së rezultateve të prekshme në Proçesin e Integrimit Europian-një
ridimensionim i samitit të “BRDO-BRIONIT” mbetet një domosdoshmëri , e tilla në koherencë
me rritjen e përfshirjes së Lubjanës në Proçesin e Berlinit që mbetet i një rëndësie të veçantë
strategjike…i njëjti mbetet thelbësisht origjina politike e akteve që jetësojnë vullnetin gjashtë-
pikësh të shprehur nga Presidenti Slloven…..Proçesi i Berlinit është fillimi dhe vazhdimi i rrugës
europiane të Rajonit dhe realizimi i qëllimeve të tij strategjike mund të arrihet përmes një proçesi
shumëpërfshirës të aktorëve si Lubjana apo dhe të aktorëve politikë tradicionalë në sferën
perëndimore me lidhje thelbësore me Rajonin e Ballkanit si Viena zyrtare, gjithashtu.
Tre marrëveshjet e firmosura në Berlin në kuadër të Proçesit të Berlinit së bashku me objektivat
në vazhdim kërkojnë implementim dhe miratim nga secili shtet apo tejkalim i ngërçeve që
burojnë nga mosmarrëveshjet historike kërkojnë një ndërhyrje pozitive të aktorëve rajonalë si
Zagrebi, Lubjana apo aktori perëndimor si Viena…..realizimi i qëllimeve të Proçesit të Berlinit
kërkon jo vetëm shumë-përfshirje por gjithashtu kërkon dhe një dialog me frymë Euro-
Integruese me qëllim final të arritjes së një rezultati pozitiv të Integrimit….dialog me kushtin për
secilin shtet që i tilli të sjellë rezultate të prekshme në ecurinë e secilit shtet apo dhe në.
Ridimensionimi i Samitit të “BRDO -BRIONIT” do të thotë një rol i dimensionuar aktivisht ku
përtej dialogut kërkohet veprim dhe Koha për veprim për fillimin e jetësimit të Proçesit të
Berlinit është tani .

Neutrale December 2, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
56 minutes ago
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
6 hours ago
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
8 hours ago
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
8 hours ago
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
10 hours ago

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje

Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë

Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri

Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?