Këtë njoftim e jep ambasada e SHBA në Tiranë e cila shkruan në faqen e saj zyrtare ” Gjatë dekadës së fundit, taksapaguesit amerikanë kanë dhuruar rreth 25.1 miliardë dollarë për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së”
Njihuni më shumë:
🇦🇱 | Programi Botëror i Ushqimit është në ritmin e duhur këtë vit për të ofruar ushqim, ilaçe dhe mbështetje për 153 milionë njerëz në të paktën 80 vende. Shtetet e Bashkuara janë krenare që po udhëheqin përpjekjet botërore për të mbështetur komunitetet më të cenueshme të planetit tonë (shihni grafikun). Amerikanët kanë kontribuar më shumë se 5.4 miliardë dollarë në program në vitin 2022. Gjatë dekadës së fundit, taksapaguesit amerikanë kanë dhuruar rreth 25.1 miliardë dollarë për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së. Mësoni më shumë rreth përpjekjeve të organizatës më të madhe të ndihmës humanitare në botë për të luftuar urinë në mbarë botën: https://bit.ly/3ENbLU5
🇺🇸 | The World Food Programme is on pace this year to provide food, medicine, and support to 153 million people in at least 80 countries. The United States is proud to be leading the world’s efforts to support our planet’s most vulnerable communities (see graph). Americans have contributed more than $5.4 billion into the program in 2022. Over the past decade, American taxpayers have donated about $25.1 billion to the UN World Food Programme. Learn more about the efforts of the world’s largest humanitarian aid organization to fight famine worldwide: https://bit.ly/3ENbLU5

