Një i moshuar ka rënë brenda një grope të hapur në trotuaret pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” dhe kanë qenë nxënësit që kanë ndihmuar të moshuarin të dalë nga gropa e hapur ku ka rënë.
Duke marrë shkas nga ky rast, ka reaguar me një status në rrjetet sociale deputeti Belind Këlliçi.
Kujtojmë se Këlliçi është gjithashtu kandidat për në primaret e PD-së dhe synon që të jetë ai kandidati zyrtar i opozitës përballë të majtës në zgjedhjet vendore të majit 2023.
Mos duhet të presim zgjedhjet e Majit për të mbyllur gropën me fanfara, fotografë e kameramanë?
Ky model administrimi duhet të marrë fund! Tirana ka shumë gropa për të mbyllur dhe janë më të mëdha se kjo në foto, shkruan ai.
Ja postimi i plotë i tij:
Sapo ka ndodhur!
Nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ndihmojnë të moshuarin të dalë nga gropa e hapur ku ka rënë, në një qytet me trotuare të shqyer, ku nuk di ku të hedhësh këmbët.
Mos duhet të presim zgjedhjet e Majit për të mbyllur gropën me fanfara, fotografë e kameramanë?
Ky model administrimi duhet të marrë fund! Tirana ka shumë gropa për të mbyllur dhe janë më të mëdha se kjo në foto.

