Sot filloi punimet 2 ditore Konferenca e 16-të shqiptare, e Shoqatës së Anestezi-Terapisë Intensive.
Pikërisht për këtë ka reaguar Prof.Dr Tritan Shehu, i cili është një nga reanimatorët më të njohur në vend.
Ja postimi i plotë:
Shoqatat mjekesore, institucione tejet te rendesishme profesionale, shkencore, demokratike.
Sot filloi punimet 2 ditore Konferenca e 16-te shqiptare, e Shoqates sone te Anestezi-Terapise Intensive.
Nje eveniment ky i rendesishem jo vetem per kete specialitet te mjekesise, por shume me tej, sic eshte dhe vete diapazoni i aktiviteteve te kesaj fushe te gjere e te veshtire.
Nje pjesemarje impresionuese personalitetesh te mjekesise, lektoresh, mjekesh e specialistesh, shqiptare.
Gjithashtu midis nesh, vecanerisht si lektore jane dhe nje numer i madh personalitetesh te ketij specialiteti nga shume vende te Rajonit dhe Europes.
Midis nesh eshte dhe Prof. Eduarde De Robertis, President i Shoqates Europiane te Anestezi-Terapi Intensive.
Eshte nje kenaqesi e vecante te degjosh referime e paraqitje me permbajtje te larte profesionale e shkencore, debate, mendime e konkluzione te vyera ne keto dite.
Urimet me te mira te gjithe pjesemareseve e vecanerisht lektoreve, te cilet po tregojne nje nivel shume te larte ne paraqitjet e tyre.






