Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar ka mbërritur në orët e para të mëngjesit i plagosur me armë zjarri në spitalin rajonal.
Mësohet se konflikti ka ndodhur në lagjen Nr.17 Durrës, ndërsa policia ka kryer hetimet paraprake dhe bëhet e ditur se Danjel Bushi është plagosur nga 28-vjeçari Gabriel Peqini.
Uniformat blu po vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

