Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të jetë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.
Ai e ka pohuar këtë fakt në një konferencë për mediat, teksa ka qenë i ashpër dhe akuzues ndaj Bashkimit Europian.
Vuçiç argumentoi se shkak për këtë qëndrim është shkelja e një marrëveshje të Brukselit e dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës.
Ai është shprehur se Albin Kurti e ka shkelur atë, pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviqit si këshilltare e tij.
Të dy politikanët serbë, presidenti Vuçiç i quajti llumë nga fundi i kovës.
“Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”, është shprehur ai. Për shkak se ai e konsideron të butë reagimin e BE për këtë vendim të Kurtit, në shenjë protestë nuk do të vijë as në Tiranë.
“Kanë zgjedhur llumrat më të këqij serb, nga fundi i kovës, Rashiqin dhe Radu Trajkoviqin, nuk ka më keq, që nuk kanë besimin e askujt në Serbi, por kanë besimin e Albin Kurtit dhe agjencive perëndimore. Mendojnë se do të na trembin me këtë, s’ka problem, mund ta shkatërroni presidentin e Serbisë, të organizoni protesta në Serbi, të më vrisni mua, por për mua Kosova dhe Metohija janë vendet më të shenjta serbe, për mua Serbia është vendi më i shenjtë. Më mirë iki unë, se t’jua dorëzoj, e s’jua dorëzoj.
Dhe prandaj askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë, dhe ju ejani bukur, udhëtoni me avion, flisni marrëzi, të gjithë ju nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.

