As presidenti dhe askush tjetër nga zyrtarët serb nuk do të marrin pjesë më dt 6 dhjetor në Tiranë, në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor për shkak të, siç tha ai, reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.
“Ju merrni rrogën tuaj ditore, udhëtoni me aeroplan, bëni shënime se si Serbia është fajtore për diçka, dhe nuk mund të gjeni asgjë për të cilën është fajtore Serbia. Nuk ka problem, vetëm bëni pa Serbinë, kështu që le të shohim se çfarë do të bëni dhe si”, tha Vuçiç për Pink.

