Në një komunikim telefonik nga Brukseli për Euronews Albania, ku ndodhet së bashku me një grup kolegësh, Enkelejd Alibeaj u shpreh se protestat ndaj Bashkimit Evropian, nuk janë mjeti i duhur.
“Unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim. Ajo se çfarë kam bërë të qartë, lidhur me protestat ndaj Evropës, nuk besoj se është mjeti i i duhur. Ne, shqiptarët kanë nevojë për Evropën. Evropa do duhet konsideruar si dashamirësi dhe një mjet shtesë që monitoron demokracinë e plagosur rëndë në Shqipëri. Shtetin e së drejtës, shtetin ligjor, të drejtat e individëve.
Instrumenti, të cilin do duhet të ndjekim, do duhet të jetë i tillë që të jetë funksional dhe të jetë funksional, unë mendoj, së bashku me kolegët e mi, kemi zgjedhur që të gjithë ato shqetësime, që mund t’i thotë kushdo në Shqipëri, t’i çojë në veshin e evropianëve. Dhe jo vetëm kaq, se kjo është e pamjaftueshme, por të marrë premtimin, angazhimin, mobilizimin e Evropës, që t’i bëhet krah shqiptarëve. Ne kemi zgjedhur këtë rrugë dhe unë besoj se kjo është rruga më funksionale”, u shpreh ai.

