Gazetari Shpëtim Zinxhiria është një zë i fortë në Greqi për çështjen e emigrantëve shqiptarë në atë vend.
Ai ka ngritur shqetësimin e zhdukjes prej dy javësh të një vajze të mitur shqiptare.
Të reagojë shteti shqiptar, shkruan Zinxhiria në rrjetet sociale.
Ja postimi i tij:
Kemi shtet ne!
Ka 13 ditë që nga dita e zhdukjes se fëmijës 14-vjeçare, 13 ditë që mediat vendase dhe ato shqiptare kanë publikuar këtë zhdukje, por deri më sot shteti shqiptar nuk ka vene ujin ne zjarr.
Miranda 14-vjeçare është një nga 13 vajzat e zhdukura ne Greqi. Kur flasim per te zhdukurit në Greqi flasim me emra dhe fotografi, por nga shteti shqiptar asnjë përpjekje.
Në ambasadën shqiptare asnjë njoftim si nga autoritet greke dhe ajo shqiptare.
145 shqiptar të zhdukur në Greqi eshte nje numër i madh, janë jetë njerëzish.
turp!

