Mësohet se autoritetet spanjolle kanë lëshur një urdhër-arresti për Amant Josifin, të cilin ata e kanë përcaktuar si pronar call-center në Shqipëri.
Media prestigjioze spanjolle EL PAIS shkruan se ai ka lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, si dhe është këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes.
Njoftimi është bërë pas aksionit që u iniciua nga policia spanjolle dhe që çoi në kontrolle të shumta dhe disa arrestime në Shqipëri.
‘Një urdhër-arresti është lëshuar për Amant Josifi, një pronar call-center me lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, i cili është edhe këshilltar i Ministrisë së saj të Mbrojtjes. Në Gjeorgji, autoritetet gjermane arrestuan Mikhail B., një kontribues i madh i fushatës politike që zotëronte qendra telefonike dhe faqe interneti që synonin kryesisht qytetarët gjeorgjianë. Pavarësisht se ishte në luftë, policia ukrainase çmontoi qendrat e thirrjeve që punësonin më shumë se 800 njerëz.’- thuhet në artikull.

