Nga Athina shkruan Shpetim Zinxhiria
Të zhdukurit kanë emër dhe mbiemër dhe disa prej tyre edhe fotografi, por ajo qe mungon eshte interesimi i shtetit shqiptar…
Trilleri vazhdon me zhdukjen misterioze të 14-vjeçares Miranda Z, në Zefiri të Atikës, gjurmët e të cilës mungojnë që prej 18/11/ 2022. Ndërsa ditët kalojnë dhe nuk ka asnjë lajm për të, ankthi i familjes të saj arrin kulmin. Miranda 14-vjeçare është një nga 5 e zhdukura në Greqi gjatë pese viteve të fundit.
Këtë radhë po publikojmë edhe njëherë shqiptarët e zhdukur në Greqi gjatë viteve 2017-2022.
Lista:
1.Kristo Rizos 35 vjeç humb gjurmet nga Selaniku më 7 Maj 2017 .
2.ZH.Z. 20 vjeçe nga Ura Vajgurore (3/112017) rrugës për në Greqi.
3.Afrim Vesha, 40 vjeç, kontakti i fundit (2/11/2017) në Janinë.
4.Afrim Vërça 40 vjeç,Berat, ka humbur gjurmët (2/11/2017) në Mesologjiu.
5.Flogert Muçaj 34 vjeç ka humbur më 9/12/2017 në Marusi , Athinë,
6.Ardian Hysa 38 vjeç baba i dy fëmijëve nga Gramshi, humbet më 10/11/2017, rrugës për në Greqi.
7.Shpetim Xhaja 35 vjeç humb nga Atalantis Fthiotida më 25/11/2017
8.Martin Ndoj 26 vjeç ka humbur gjurmët ne shtator te 2017 në Sfakia te Kretës.
9.Hamit Memlika 22 vjeç humb gjurmët 15/06/2018 në Spata të Athinës
10.Nikoll Beleshi 41 vjeç nga Lezha humbet më 17/11/2018 rrugës për në Greqi.
11.Jani Baxho 59 vjeç humbi kontaktet më 29/07/2019 në Pire
12.Vasil Nexha 22 vjeç ka humbur gjurmë më 30/06/2019 në Selanik.
13.Viktor Zace 38 vjeç humb gjurmët ne Greqi në mars te 2019
14.Skënder Toska 35 vjeç humbet më 1/04/2019 në Kato Korakiana, Korfuz.
15.Juliana Osmani 20 vjeç humbet gjurmët më 22/10/2019 në Pire.
16.Esperanca Mustafa 18 vjeç ka humbur gjurmët më 27/10/2019 në Kretë
17.Andon Gogo 56 vjeç, humbur në Kipseli në Athinë 23/07/2020
18.Një 48-vjeçar është zhdukur pa lënë gjurmë në Tyrnavos
19.Artur Elezi 40 vjeç ka humbur kontaktet me familjen 20/09/2020
20.Artemisa Vasili 19 vjeçe u zhduk nga zona Koropi /Atikis më 16/10/2020
21.Kelvin Dervishi 40 vjeç humbur ne Pire 24/02/2021
22.Namik. A 15 vjeç është zhdukur në Kythira më 5/09/2021
23.Altin Kodra 50 vjeç eshte zhdukur 18/07/2022 nga Myrina Lemnos të Egjeut të Veriut.
24.Ramadan Gremshi 52 vjeç zhdukur më 2/09/2022 në Agios Anargyrou të Atikës.
25.Miranda S, zhdukur nga Zefiri i Atikës më 18/11/2022
Të zhdukurit kanë emër dhe mbiemër dhe disa prej tyre edhe fotografi, por ajo qe mungon eshte interesimi i shtetit shqiptar…

