Mbrëmjen e djeshme, bashkëshorti ka vrarë gruan 35- vjeçare teksa kishte shkuar të lindëte foshnjen e tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kosovë pranë spitalit gjinekologjik dhe ka tronditur opinionin publik.
Pikërisht për këtë rast të dhimbshëm ka reaguar poetja dhe aktivistja Mimoza Rexhvelaj, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Nuk dihet dhe sa gra do të vriten në trojet tona, që shoqëria jonë të reagojë, të ndërgjegjsohet se gruaja nuk është lindur për t’u vrarë por për të dhuruar jetë, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Vritet një tjetër grua që priste të dhuronte jetë. Mëshira e Zotit 🙏🏻 çfarë po ndodh me ne?
Edhe kafshët kanë instikte, janë më të njerëzishme se njerëzit.
Nuk dihet dhe sa gra do të vriten në trojet tona, që shoqëria jonë të reagojë, të ndërgjegjsohet se gruaja nuk është lindur për t’u vrarë por për të dhuruar jetë.
Duhet të ngrihemi peshë për çdo rast, duhet të kërkojmë denime të rënda, ndryshe nesër lajmet do hapen me emra grash…
U vra dhe një nënë që priste një engjull, ta sillte në jetë, jo në qiell. 😢

