Vendi jonë do të jetë i dominuar nga vranësirat për gjatë 24 orëshit në të gjithë territorin.
Parashikohet që herë pas here vranësira të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu pjesërisht në zonën e ulët.
Ndërsa në zonat malore pritet të ketë reshje dëbore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

