Koordinatorja e Përhershme e OKB-së për Shqipërinë, Fiona McCluney ka mbërritur për një vizitë pune në Tiranë.
Ajo është pritur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila përcjellë dhe lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale.
Postimi i plotë i Ballukut:
Kënaqësi të mirëprisja Koordinatoren e Përhershme të OKB-së për Shqipërinë, Znj. Fiona McCluney. I rikonfirmova Koordinatores angazhimin për vijimin e bashkëpunimit me agjencitë e UN, për objektivat e përshkruar në kornizën aktuale të Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm, që përputhen dhe me angazhimet e Qeverisë 🇦🇱Shqiptare të lidhura me procesin e integrimit në 🇪🇺Bashkimin Evropian.

