Kryetari i Degës së PD-së në Gramsh, Kodhel Çala është futur në Primaret e këtij subjekti duke synuar që të jetë kandidati i opozitës për bashkinë e këtij rrethi në zgjedhjet vendore në maj 2023.
Çala garon në Primare me Hasim Çekrezin, një emër i njohur edhe ky dhe me kontribute në radhët e demokratëve.
Statuti e detyron kryetarin e degës që kur futet në gara të brendshme me të tjerë duhet të japi dorëheqjen nga posti me qëllim që të ketë barazi në konkurim.
Në këto kushte është komanduar si drejtues i kësaj dege ing. Erald Çarçiu.
Lajmi është bërë zyrtar me një Vendim të Partisë Demokratike në qendër, firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.
Gjithashtu vetë Çarçiu ka përcjellë një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale:
Privilegj i madh të drejtosh PD e Gramshit✌️
Falenderoje familjen tonë për besimin si kryetar i Partise Demokratike dega Gramsh.
Bashkë për një PD sa më të fortë.
Falenderojë të rinjtë për besimin si kryetar FRPD dhe mbështetjen 7 vjeçare të tyre, tani të gjithë bashkë me demokratët e Gramshit do ti kthejmë Bashkinë qytetarëve!
Së bashku për të ndërtuar të ardhmen në qytetin tonë.


