Policia greke ka publikuar sot emrat dhe fotot e 14 anëtarëve të bandës ‘Ekos’ që kryenin grabitje dhe trafikim droge në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik në Zografou në Greqi.
Bandat e shqiptarëve u zbuluan pas një operacioni të policisë greke më 27 shtator, ku një oficere greke u sulmua me thikë nga koka e grupit, shqiptari me pseudonimin Ekos.
Mbas plagosjes, oficerja e policisë arriti që të qëllonte me armë dhe t’i shkaktonte plagë agresorit.
Nga ky precedent nisi zbërthimi dhe evidentimi i gjithë grupit të strukturuar kriminal.






