Data 26 nëntor shënon 3-vjetorin e tërmetit të rëndë që “shkuli” themelet e Shqipërisë më 2019.
Tërmeti i mbasmesnate të 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima, u plagosën mbi 1000 të tjerë dhe mijëra familje humbën banesa e biznese.
Kujtojmë se ai tërmet pati magnitudë 6.4 të shkallës rihter dhe lëkundjet me fuqi më të ulët vazhduan për rreth një muaj, ndërsa dhimbja për familjarët e humbur mbetet në zemrat e të afërmve të tyre.

