Sekretari për të Drejtat e Njeriut në Selinë Blu, Bislim Ahmetaj, ka patur sot një dalje për mediat, ku ka përsëritur se Partia Demokratike mbetet konservatore dhe tradicionale, kur bëhet fjalë për familjen.
Partia Demokratike e Shqipërisë.
Sekretariati për të Drejtat e Njeriut
DEKLARATË
Partia Demokratike si parti e vlerave konservatore ka qënë dhe do të jetë gjithmonë në mbrojtje të familjes tradicionale, ne jemi të vendosur të kundërshtojmë çdo lloj propaganda të llojit sorosian që promovon “Prindin 1” dhe “Prindin 2” apo “që të jesh gey është gjëja më normale e mundëshme”, “që heronjtë e fëmijëve tanë të jenë gey” e të tjera devijime ndaj familjes tradicionale dhe kundër Krijuesit.
Ndaj sot jam para mediave në cilësinë e Sekretarit për të Drejtat e Njeriut, pikërisht për t’ju bërë apel prindërve dhe mësuesve që të denoncojnë çdo tentativë dhe përpjekje për ti dhënë legalitet helmit që shpërndahet përmes filmave dhe formave të ndryshme të propagandës nëpër shkollat tona publike dhe private si dhe mediumeve te tjera. Dhe pikërisht për filmin “Strange World” përkthyer në shqip me titullin “Botë e Mrekullueshme” që u shfaqë premier në Kinema Milenium para disa ditësh.
Heronjtë e fëmijëve tanë, janë dhe duhet të jenë Skenderbeu, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Adem Jashari e dhjetra të tjerë por jo përsonazhet gey të filmit “Botë e mrekullueshme”.
Gjej rast të falenderoj dhe të shpreh solidaritet dhe mbështetje të plotë për “Kualicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” si edhe organizatave të tjera të shoqërisë civile që kundërshojnë me forcë promovimin dhe legalizimin e kësaj propaganda, e cila po përpiqet të helmojë njërën prej shtyllave më të forta të shoqërisë shqiptare, Familjen tradicionale.
Dergatës së Xhorxh Sorosit në krye të qeverisë shqiptare dhe të Bashkisë së Tiranës po i vjen fundi, ndaj edhe një herë ju bëj thirrje prindërve dhe edukatorëve të denoncojnë pranë Sekretariatit për të Drejtat e Njeriut cdo akt që nxit, inkurajon dhe promovon devijimet nga normaliteti, që cënon parimet themelore të familjes tradicionale shqiptare kësaj krenarie që ka siguruar mbijetesën historike të kombit tonë.
Ju faleminderit Tiranë me 25 Nëntor 2022

