Hija e mallkimit të 1912-ës, jua ka vënë engjëllin në gjumë të thellë dhe ju mban djallin zgjuar…
Kështu ju drejtua opozitës kryeministri Edi Rama, në seancën e djeshme parlamentare teksa deputetët demokratë e akuzuan se projekti i Portit të Durrësit është vjedhja më e madhe në historinë e shtetit shqiptar.
Citojmë Ramën:
“Edhe engjëlli edhe djalli flenë brenda tek i gjalli”, thotë një fjalë e urtë… Juve hija e mallkimit të 1912-ës, jua ka vënë engjëllin në gjumë të thellë dhe ju mban djallin zgjuar…

