Deputeti socialist Erion Braçe njihet për qëndrimet e tij pakompromis, kur bëhet fjalë për idetë e tij.
Dje, deputeti i Divjakës ka paraqitur një amendament në seancën parlamentare, të cilën ja kanë rrëzuar kolegët e tij të mazhorancës.
Braçe, në orët e vona të natës, kur seanca kishte përfunduar, në “Facebook” ka postuar një foto me diçiturën “Koha për punë tjetër”.
Çfarë ka dashur të thotë, këtë veç ai e di…


