Portugalia dhe Gana luajtën n ndeshjen e vlefshme për Grupin H të Botërorit të Katarit. Portugezët fituan me rezultatin 3-2, duke siguruar tri pikët e para në grup.
Në minutën e 64′ ose 19-të të pjesës së dytë Cristiano Ronaldo fiton një penallti, të cilën e ekzekuton vetë, duke zhbllokuar rezultatin, 1-0 për Portugalinë.
Ndeshja përfundoi me fitoren 3 -2 në favor të Portugalezëve, por Ronaldo tej kësaj fitoreje të rëndësishme për ekipin, arriti vetë një sukses personal të jashtëzakonshëm.
Ai bëhet lojtari i parë që arrin të shënojë në pesë Kampionate Botërore.
2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022 janë Botëroret në të cilat ai shënohet në listën e golashënuesve.

