NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    4 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    4 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ministrja Ibrahimaj: Një nga kompanitë në Portin e Durrësit është sekret( një seksion konfidencial)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…
Kryesore
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
Të tjera
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
Të tjera
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
Të tjera
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ministrja Ibrahimaj: Një nga kompanitë në Portin e Durrësit është sekret( një seksion konfidencial)

Neutrale
Last updated: 2022/11/24 at 7:00 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka pranuar gjatë replikave me deputetin e PD, Agron Shehaj në Kuvend se një nga palët dhe përfituesit e Marrëveshjes për Portin e Durrësit është sekret.

Deputeti Shehaj e pyeti ministren e financave se kush janë pronarët e kompanisë ‘Nishmi Development’ dhe cila është xhiroja vjetore e saj.

Kompania në fjalë është themeluar vetëm një vit më parë, ndërkohë që nuk ka asnjë aktivitet dhe asnjë të punësuar.

Në reagimin e saj, Brahimaj konfirmoi se për këtë kompani ka një seksion konfidencial në kontratë dhe nuk mund të bëhet publike asgjë.

Pyetje-përgjigjet në seancë parlamentare

Agron Shehaj: Zonja ministre kush janë pronarët e kësaj kompanie. Keni një problem shumë të madh, në radhë të parë nuk dimë se kush janë pronarët dhe në radhë të dytë nuk dimë se çfarë xhiro vjetore kanë. Nuk kemi asnjë informacion. Mund të jetë si Eagle Hills që keni krijuar këtu me një kapital social prej 80 euro, mund të jetë e njëjta. Pse është e rëndësishme kjo? Sepse kur kryeministri e ka shpallur investitor strategjik e ka bërë duke marrë parasysh garancinë që jep kjo kompani.

Delina Ibrahimaj: “Përsa i përket kompanisë ‘Nishmi’, në fakt është një seksion konfidencial i kontratës i cili është kërkuar nga ne për të shtuar sigurinë në këtë projekt”.

Kujtojmë që një javë më parë Shehaj zbuloi në Kuvend kontratën me 100 faqe mes shtetit shqiptare dhe atyre që do të investojnë në Portin e Durrësit.

Shehaj tha se ndryshe nga sa u premtua prej tre vitesh se Durrësi do të bëhej Dubai i Europës dhe se kompania investuese do të ishte Emaar, tani është një kompani e krijuar vetëm një vit më parë, pa aktivitet dhe pa të punësuar. Kompania është pikërisht ‘Nishmi Developmet’.

“Kjo është kontrata koncesionare mes shtetit shqiptar dhe një subjekti që është i shtetit shqiptar, “Albanian Seaport Development” dhe “Eagle Hills Real Estate Development”, që është krijuar nga Mohamad Alabar para një viti, që e ka në pronësi se ka krijuar ndërkohë një kompani edhe në Abu Dhabi. Është një kompani që nuk ka aktivitet, nuk ka të punësuar, asgjë, që është i llojit Holding, thjesht për të zotëruar kuotat e kompanisë shqiptare. Subjekti tjetër është “Nishmi Development”, që është e kontrolluar pjesërisht nga ortakë offshore.

Këta janë subjektet me të cilët shteti shqiptar duhet të mbyllë një marrëveshje prej 2 miliardë eurosh, ku jep praktikisht 1 milion metër katrorë në Durrës. Pra shtetit shqiptar, Edi Rama, thotë se sot të mbyllim kontratë me njerëz që nuk janë. Gjëja më e rëndësishme është që Rama ka tre vjet që thotë që në Durrës do të investojë një nga kompanitë më të mëdha në botë, që zhvillon projekte të ngjashme, që është “Emaar”. Pasi tha 3 vjet se do të vijë Emaar, Emaar, do të bëjmë Dubain në Europë, bëhet marrëveshja midis shteteve dhe tani na del që Emaar nuk është asgjëkundi.

Pra ka tre vjet që thotë do të vijë kompani e madhe, prandaj nuk po e japim, prandaj po bëjmë një ligj special, dhe zbulojmë tani që marrëveshja nuk po bëhet me Emaar, por me një individ, i cili, para një viti krijoi disa komapni të ndryshme, që janë praktikisht bosh, pa kapital, pa të punësuar, pa historik. Pra jo vetëm që kemi dyshime për kushtet e marrëveshjes, kemi apo jo interes. Çfarë na garanton ne se pas këtyre kompanive nuk është vetë kryeministri apo ministrat?”, tha Shehaj.

TAGGED: Lajme
Neutrale November 24, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…
7 hours ago
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
13 hours ago
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
16 hours ago
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
16 hours ago
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
2 days ago

Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…

Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!

Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN

Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?