Kishte nisur para reshjeve të dendura riparimi i Urës së Bunës dhe kur mendohej se kushtet atmosferike do të vononin përmbylljen e saj, kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia njofton nëpërmjet rrjeteve sociale, se tashmë kjo urë është e rikonstruktuar dhe në funksion.
Ai e shoqëron postimin me një video treguese në gjithë gjatësinë e urës dhe qindra njerëz që shpejtojnë mbi të për punët e tyre.
Shënimi i tij:
Përtej kushteve sfiduese atmosferike, e mbyllëm në kohë riparimin e Urës së vjetër të Bunës.
Qytetarët janë të parët për ne!



