Në vitin 1997 (apo 98) Romano Prodi, kryetari i Parlamentit evropian, vjen në Vlorë për t’u takuar me shefin e kriminelëve të Shqipërisë Zani Caushin. Guxim i madh! Prodi, paksa i frikësuar, mundohej t’i fliste Zanit me një gjuhë të zgjedhur, elegante, diplomatike. Zani, me trimat e tij aty afër, të armatosur gjer në dhëmbë, me kallashnikovë bomba e granata, me atë buzëqeshjen paksa ironike, i thotë përkthyesit:
-Thuaji këtij pallës se ne duam vetëm të hamë, të pimë, e të q..m. Kaq! Thuaja! More vesh! Veçanërisht këtë fjalën e fundit!
Kjo skenë më del shpesh para syve. Mbase sepse tek ajo mishërohet thelbi i asaj që e quajmë demokraci dhe që është bisedimi me tjetrin, marrëveshja. Në këtë skenë pasyrohet dobësia e njërit dhe brutaliteti i tjetrit, rregulli dhe kaosi. Por mbi të gjitha në të pasqyrohet dobësia e vetë demokracisë dhe, mbase, panevojshmëria e saj.
Shqipëria- Romano Prodi- Zani Çaushi/ Nga shkrimtari Balil Gjini
Leave a comment
Leave a comment

