Në një status në rrjetet sociale ministrja e arsimit Evis Kushi sqaron detajet rreth krijimit Institucioneve të Arsimit të Lartë Publike të Pavarura.
Ja sqarimi i saj:
Sot në Këshillin e Ministrave morëm një vendim që përcakton kriteret, procedurat dhe dokumentacionin për krijimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publike të Pavarura.
Këto institucione janë jofitimprurëse dhe i japin më shumë fleksibilitet IAL-ve për sa i takon menaxhimit financiar të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Të gjitha të ardhurat që krijohen nga veprimtaria e institucionit do të përdoren për përmbushjen e misionit të tij.

