Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Laç, ku janë përplasur ballas dy autovetura “Ford” dhe kanë mbetur të plagosur katër të rinj.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës.
Njoftimi:
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ” Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.
Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

