Kështu shprehet zv.kryeministrja Belinda Balluku, teksa ka marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm të Trajtimit të Plotave.
U diskutua për një pasqyrim të plotë dhe me përgjegjësi të situatës në kaskadën e Drinit, shkruan ajo në rrjetet sociale dhe siç tregojnë faktet, gjithçka u menaxhua në mënyrën më të mirë.
Postimi i saj:
Mbrëmë në Komisionin e Posaçëm të Trajtimit të Plotave, u diskutua për një pasqyrim të plotë dhe me përgjegjësi të situatës në kaskadën e 🏞️Drinit. Një falënderim për gjithë angazhimin dhe kontributin e tyre, veçanërisht në këto ditë, ku moti na vendosi në sfida të cilat besojmë dhe siç tregojnë edhe faktet u menaxhua në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kur flasin ekspertët të gjithë duhet të heshtin. Do të vijojmë të jemi në gatishmëri të plot deri në normalizimin e situatës.

