Kam qënë në klasën e parë kur më bënë të kuptoj, se isha fëmija i një armiku të popullit që ishte dënuar me 12 vjet burg politikë, agjitacion e propogandë.
Pra duhet të isha ndryshe, duhet të toleroja, duhet të pranoja në heshtje çdo mënxyrë. Kurrë se bëra, as do e bëj kurrë!
Pak vite me vonë me shumë sforco arrita të bëhesha e para e shkollës dhe fotoja ime u vendos tek këndi i nderit në maje të piramidës.
Lumturia ime nuk zgjati as një javë kur kryetari i kooperativës para syve të mi e hoqi foton dhe e shkeli me këmbë, kjo nuk e ka vendin këtu…është vajza e “Atij” partia nuk i lejon këto sjellje.
Zemra ime desh ndaloj, vura dorën në kraharor dhe vrapova tek babi. Ai dinte si t’i sheronte plagët e mia. Më bëri të kuptoj se në jetë do ndeshëm me të tilla sfida që të rritem duhet t’i tejkaloj me buzëqeshje. Luftë klasash thoshte ai…
Kur erdhi demokracia i luteshin Xhelal pse nuk jua kthen atyre me të njëjtën monedhë. Jo, thoshte nuk kam luftuar për hakmarrje as luftë klasash, por për liri, të drejtë fjale, demokraci të individit. Gjykimi mbetet i zotit në çdo kohë…
Të ndrit shpirti BAB, se dritë më je bërë gjithë jetën. Të puth me lutje unë bija jote!
Nuk heq dorë dhe ti e di pse, i qendroj premtimit deri në fund!!

