NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    4 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    4 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mbi rolin e Soros – nga Jamarbër Malltezi
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…
Kryesore
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
Të tjera
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
Të tjera
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
Të tjera
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mbi rolin e Soros – nga Jamarbër Malltezi

Neutrale
Last updated: 2022/11/22 at 5:59 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Soros ka pasur (i) momente që ka luajtur rol pozitiv, (ii) momente për të cilat nuk ka prova të mjaftueshme ose kanë ndodhur gjetiu dhe (iii) disa momente të shëmtuara dhe hipokrizi me parimet që shpreh me fjalë.

Si anë pozitive mund të permenden programi i granteve të studimit me anë të së cilës qindra studentë dhe studiues u ndihmuan disi të studionin apo merrnin pjesë në ndonjë kualifikim në perëndim në vitet e para pas rënies së komunizmit.

Pozitive kanë qenë mbështetja në fushat e rëndësishme, por të marxhinalizuara si çështjet e fëmijëve, mjedisit, romëve, si edhe projekti i Arsimit (AEDP). Mund të quhet pozitive edhe nisma për 2-3 fishimin e pagave të drejtorëve që mori Edi Rama në Bashkinë e Tiranës ndonëse këtë e kreu veç për drejtoret e Ramës dhe jo psh për ata të bashkive Shkodër apo Korçë. Edhe kapjen e gjithë qeverisë së Ramës në 2013 duke i sjellë eminenca nga jashtë (si jugosllavët Enverit në 1945) ndonëse e papranueshme për vende sovrane mund të mos e paragjykojmë pasi mund edhe të konsiderohet dëshirë për të ndihmuar një vend që drejtohet nga një i pashkollë.

Ka disa momente që akuzohet jashtëzakonisht shumë në nivel ndërkombëtar si psh për çështjen e mbështetjes se emigracionit nga Azia për të destabilizuar vende të BE, por për këtë temë nuk ka prova të pakundërshtueshme.
Ai është akuzuar publikisht nga qeveria e Britanisë së Madhe për spekullimet financiare që demtuan ekonominë dhe vendet e punës së mijëra njerëzve dhe për pasojë e shpallën non-grata në Britaninë e Madhe për thuajse 20 vjet, si edhe u akuzua publikisht nga kryeministri i Malajzisë për spekullime financiare që mund të rrezikonin financat, por edhe jetesën e mijëra qytetarëve në Malajzi.

Kapja e institucioneve Evropiane (Parlamenti apo Gjykata Evropiane) përmes personave të besuar dhe mbështetur me pagesa është një shfaqje e shëmtuar dhe minon pavarësinë e institucioneve.
Gjithsesi këto momente mbeten jashtë Shqipërisë, ndonëse kemi parë që influencojnë vazhdimisht edhe në Shqipëri përmes emisarëve që mbajnë kapele zyrtare, por luante rol për interesa private.
POR, ka të paktën 4 raste në Shqipëri kur Soros paraqitet si personazh jo pozitiv, e që i bën dëm parimeve të demokracisë për të cilat me hipokrizi flet se duhen mbrojtur:
1. Në 2015 kompania e Soros e quajtur San Leon shpoi për naftë në Zvërnec, fiks në zonën qendrore (core area) të zonës së Mbrojtur të Nartës. Asnjë dëgjesë publike e kryer, asnjë banor i Nartësnuk dinte gjë. Dy ministra të Ramës (Koka dhe Gjiknuri) si ushtarë të Soros deklaruan se ndonëse ligji e ndalon shpimin për naftë në zonën qendrore të zones së mbrojtur, ne e lejuam pasi do i kushtonte më shumë kompanisë të shponte në det! Pra u shkel haptaz ligji i zonave të mbrojtura veç për të kursyer xhepin e Soros dhe nuk pati asnjë përgjegjësi.
2. Në 2015 një shpërthim gjatë kërkimeve për naftë në Marinez shkaktoi emetime të rrezikshme toksike në tokë dhe ajër.
Një ministër i Ramës deklaroi se ishte gaz i ëmbël, POR monitorimi i ISHP i kryer 2 javë më pas tregoi se niveli i gazit toksik H2S ishte 2 javë pas shpërthimit deri 20-fish i normave të lejuara, imagjinoni sa ishte ditët e para të shpërthimit ku nuk evakuan banorët!
U fol që Soros ishte pjesë e skemës në investimin për naftë. Një ambasador shkeli tagrat diplomatike duke bërë presion në shkelje të ligjit që të mos nisnin hetimet penale. Dy vjet më pas u pa se Soros kish investuar mbi 10 milionë dollarë lobime që ai ambasador (dhe një tjetër) të vijonte karrierën.
Mediat lokale kanë raportuar se qindra banorë të Marinzës kanë pasur sëmundje pulmonare dhe shtim të rasteve të tumoreve që pas 2015, por meqë nuk pati asnjë përgjegjësi të shkretët banorë nuk kanë ku kërkojnë ndihmë për të përballuar shpenzimet shëndetësore. Por, ndërsa Soros pagoi mbi 10 milion USD për lobim, pjesërisht për ambasadorin që shkeli ligjet dhe ndaloi hetimet, nuk pati asnjë qindarke as për monitorime mjedisore, për kompensim të dëmeve dhe as për kompensim të shpenzimeve shëndetësore të banorëve vendas.
3. Vitet e fundit u pa se reforma ne drejtesi u perdor vec per kapjen e drejtesise nga Soros dhe Rama. Ajo qe u nis si nje marrveshje e gjithe paleve, si nevoje e shoqerise per te luftuar korrupsionin dhe pandeshkueshmerine, degjeneroi ne kapje te gjithe sistemit. Ne vitet 2014-2017 kishte disa tregues por jo prova te mjaftueshme per kapjen e sistemit. Kjo pasi pagesat per grupin e punes mund te pranohen si mbeshtetje konsulenteve te pavarur. POR, zbardhjet e shume dokumenteve te firmosura nga ministri i PS Xhafaj mbi rolin e fondacionit, si edhe zbardhjet e dokumenteve te vete fondacionit treguan rolin e qarte aktiv politik te Soros per kapjen e gjithe sistemit te drejtesise. Kemi nje sistem drejtesie ku motra e ministres se Rames (Balluku) eshte shefe e vetingut qe heton dhe shkarkon gjyqtaret, kunati i ministres se Rames emeron prokuroret dhe vellai i ministres tjeter te Rames inspekton gjyqtaret. Per pasoje kemi Dvoran-drejtesi ku ndonese kish marre dhurate nje apartament 80,000 eurosh nga nje kompani telefonie celulare, asaj kompanie me pas i kish kryer edhe gjyqet ne konflikt interesi. Asnje bandit nuk ka arritur dhe as imagjinuar qe te kape gjithe sistemin e drejtesise sic po ben Soros per interesa te lidhjeve korruptive te Edi Rames. Per pasoje dosjet e renda qe shokojne Evropen si 139 dhe 384 mbyllen ose degjenerojne. Ministri i Rames kapet qe ka hap 8 kompani brenda dites me familjaret e tij qe te perlaje 3 milion euro nga firma te ciles bashke me Ramen i ka dhuruar 22 milion euro per inceneratorin e Elbasanit, por per prokurorine e partise vjedhja e parave publike nuk perben veper penale nese eshte perfshire Edi Rama. Ne vend qe kesaj baterdie, hapet ceshtje penale per rryshfetin 10 eurosh te policit te trafikut.
4. Ne veren e 2018 plasi skandali i ndryshimit te kufinjve te Kosoves. Qartazi serbet kishin marre peng nje njeri jo te lire ne Kosove, por dalja ne drite e dokumentit zyrtar te fondacionit Soros mbi menyren e zgjidhjes se konfliktit permes ndryshimit te kufirit qartesoi edhe vizitat e permuajshme te Soros ne aksin Beograd-Prishtine-Tirane ne krah te Vucic, Thacit dhe Rames. Ky eshte nje skenar serb qe e kam degjuar per here te pare nga presidenti i ndjere Rugova qysh ne 1995. Ndarja e kufinjve ne territore te pastra etnike bie ndesh me parimet evropiane dhe ato qe jemi mesuar te besojme si njerez te lire. Ironia eshte qe fondacioni Soros qe predikon shoqeri te hapur, bashkejetese paqesore mes komuniteteve te ndryshme etnike dhe fetare, u be – ne nje akt hipokrizie te pashoqe – promotori i ndarjes se Kosoves sipas kufinjve etnike.
Fondacioni Soros mund te jete nje network me vlere per ate qe e perdor, por me nderhyrjet ne ndryshimin e kufinjve jo vetem tregoi dy politikane shqiptare te kapur, por dhunoi parimet kryesore mbi te cilat eshte themeluar Bashkimi Evropian, tradhetoi parimet qe predikon neper bote per shoqeri te hapur dhe bashkejetese dhe ne fund tentoi kapjen dhe ndryshimin e politikes zyrtare te SHBA e cila ka sakrifikuar shume per Kosoven e lire dhe te pavarur.
Qartazi te gjitha keto raste konkrete i perkasin gjashte viteve te fundit. Nuk ka sulmuar njeri Soros as pse mbeshtet femijet, mjedisin, romet etj., as pse mbeshtet Ramen apo grate e Rames qe i ka ne bordet e veta, se mbetet zgjedhje personale si te shpenzoje parate. Por gjithsesi – pa pretenduar monopolin e se vertetes – si njerez te lire kemi te drejten dhe detyren qytetare te shprehim haptaz dhe qarte kundershtimin kur shohim veprime te demshme ndaj Shqiptareve dhe demokracisë

Neutrale November 22, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…
2 hours ago
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
8 hours ago
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
11 hours ago
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
11 hours ago
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
1 day ago

Avokat Kujtim Cakrani nuk është më përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta: Humbi mirëbesimi reciprok…

Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!

Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN

Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?