Kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ka shkuar sot në Obot, i cili është një nga fshatrat që preket i pari prej përmbytjeve sa herë hidrocentralet nisin shkarkimet.
Duke biseduar me banorët e kësaj zone, më shprehën shqetësimin që hapja e portave të HEC-eve bëhet pa asnjë lajmërim, duke mos u dhënë kohë për asnjë masë, shkruan kryebashkiaku në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Oboti është nje nga fshatrat që preket i pari prej përmbytjeve sa herë hidrocentralet nisin shkarkimet.
Duke biseduar me banorët e kësaj zone, më shprehën shqetësimin që hapja e portave të HEC-eve bëhet pa asnjë lajmërim, duke mos u dhënë kohë për asnjë masë.
Dëmet janë të mëdha si në bujqësi, blegtori, shtëpi e biznese që nuk përballojnë më permbytjet.
Një ekonomi që rrënohet, ndërsa institucionet nuk duhet të bëjnë sehir duke luajtur me shifrat, e fshehur të vërtetën.


