Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Sako, ka inspektuar disa zona problematike në raste reshjesh si lagjja Erzeni e Sukthit të Ri.
Falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike shkruan ai, teksa në rrjetet sociale përcjell videon e kësaj vizite.
Shënimi i tij:
🔴 NË DURRËS (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme👍
Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura🤷🏻♂️

