Zv.kryeministrja Belinda Balluku, ndodhet në Athinë, ku po zhvillohet Ministeriali i Europës Juglindore në Athinë me fokus energjinë.
Ajo shkruan në rrjetet sociale, se Shqipëria po hedh hapa të rëndësishëm, të cilat do të kenë impakt në të gjithë rajonin.
Ja postimi i saj:
Në Ministerialin e parë të 🇪🇺Europës Juglindore të zhvilluar në📍Athinë, me fokus tek siguria⚡energjetike, ku krahas vendeve të Ballkanit Perëndimor në tryezë ishin edhe vende anëtare të BE-së si 🇮🇹Italia, 🇬🇷Greqia, 🇷🇴Rumania dhe 🇧🇬Bullgaria. Bashkëpunimi mes të gjitha vendeve mbetet një ndër faktorët kryesor për përballimin e krizave, sigurisht krahas iniciativave dhe projekteve që shtojnë kapacitetet prodhuese. Në këtë pikë, 🇦🇱Shqipëria po hedh hapa të rëndësishëm, të cilat do të kenë impakt në të gjithë rajonin.
Skavica, porti i lundrueshëm me LNG dhe termocentrali në📍Vlorë, janë disa nga projektet për të cilat është avancuar ndjeshëm duke pasur në krah partnerë të rëndësishëm.


