Dje, Flamur Noka deputet i zonës elekorale dhe Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka prezantuar në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të këtij subjekti, por edhe të qytetarëve të tjerë, Indrit Hoxhën si kandidat për bashkinë e Vorës.
Kujtojmë se Hoxha është Sekretar për Diasporën në selinë blu.
Lajmin e prezantimit e bën me dije vetë Indrit Hoxha me një status në rrjetet sociale.
Dje kisha kënaqësinë të prezantohesha nga deputeti i zonës dhe njëkohësisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, z. Flamur Noka me degën e Vorës. Krenar për kontributin dhe sakrificën e gjithsecilit prej drejtuesve politik të PD-së Vorë. Unë, si kandidat, pash në sytë e tyre etjen për të fituar përsëri bashkinë e falur në tavolinë. Bashkë, me demokratët dhe qytetarët, do të angazhohemi në fushatën më të fuqishme, për të sjellë fitoren më 14 Maj.

