Nga reshjet e shumta dhe dalja nga shtrati i lumit Ishëm janë përmbytur edhe sipërfaqe të mëdha toke në zonën e Fushë Krujës dhe disa banesa janë izoluar.
Për këtë fakt ka reaguar me një status në rrjetet sociale deputetja e zonës Andia Ulliri.
Ku është pushteti vendor, pse hesht bashkia Krujë ?, pyet deputetja Ulliri.
Ajo evidenton zonat problematike dhe ngre shqetësimin se ka sipërfaqe të shumta toke nën ujë.
Shënimi i saj:
Murqina përmbytet sërish!
Murqinë, Mallkuç dhe Gjoricë janë përmbytur nga rreshjet e shiut.
Ku ndodhet pushteti vendor?!
Pse nuk reagon Bashkia Krujë?
Nuk është bërë pastrimi i kanaleve dhe pas shumë paralajmërimesh kanë rezultuar toka të tëra nën ujë.



