Në konferencën për shtyp që Kryetari i PD, Sali Berisha dha sot nga Shkodra e përmbytur, akuzoi Kryeministrin Rama dhe ministren e Energjitikës, Balluku për akt kriminal. Berisha tha se, janë aferat njëra pas tjetrës që e nxjerrin Edi Ramën, hajdutin më të madh të kombit shqiptar që kur është themeluar shteti e deri më sot.
“Përgjigja ime është, ai në çdo akt që firmos, siç tha vetë, fap, fap, fap, e bam, bam, bam, vetëm vjedh. Kjo është përgjigja ime.
Ai shqiptarëve u ka paraqitur vetëm një argument që thotë; si mund të vjedhë një burrë 2 metra. Nuk ka shqiptar që e pranon një argument të tillë.
Janë aferat njëra pas tjetrës që e nxjerrin Edi Ramën, hajdutin më të madh të kombit shqiptar që kur është themeluar shteti e deri më sot.
E kjo është me afera, argumente e me të gjitha.
Vetëm me energjinë mund të ndalem.
A keni parë ju gazetarë të nderuar, a keni marrë pjesë, a keni kontrolluar ju, një tender të vetëm për energjinë këto kohë. Në një kohë kur, Senad, përpara një zv/ministër në ministrinë e Energjetikës, i merrte gazetarët dhe hapte zarfet për tenderët që bëni KESH-i, i hapte zarfet para tyre.
Sot çfarë ka ndodhur me KESH-in. Sot asnjë qytetar, asnjë gazetar nuk mund të kontrollojë një tender të këtij institucioni.
Si e kanë bërë. Para një viti hapën një tender për një platformë digjitale prokurimesh. Në shkurt dështoi tenderi dhe Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike e shpalli të dështuar.
Por çfarë ndodhi; në Korrik na shfaqet si fantazmë platforma digjitale, pa askush në botë nuk e di se kush e ndërtoi. Ne e dimë.
Ajo platformë digjitale u ndërtua nga një hajdutët që merr pjesë në vjedhjen në KESH. Ajo platformë digjitale u ndërtua e tillë që ti, e asnjë gazetar në Shqipëri, asnjë qytetar në Shqipëri të mos marrë vesh kurrë se kush mori pjesë në tender dhe çfarë oferte bëri.
Pra u ndërtuar platforma digjitale e tenderave sekretë. Kjo është e vërteta.
Kaq.
Për të mos thënë pastaj që janë kapur me dokumente se si kanë hapur portet e kaskadës verës, kanë shitur energjinë me 40 euro megavatin, klientelës së vet dhe këta të fundit e kanë eksportuar me 140 euro, duke ndarë së bashku jo më pak se 100 euro.
Nëse Edi Rama paska probleme të bëhet burrë dhe ti çojë në prokurori, në skapin e tij. A e kontrollon ai skapin fund e krye. Por nuk ka asgjë nga ato që thotë. Vetë është i zhytur gjer në vesh.
Opozita po bën një punë që ti tregojë shqiptarëve dhe tani shumë shpejt gjithë botës se ky njeri me vjedhjet e tij, e ka shndërruar Shqipërinë në komb gomonesh”, u shpreh Berisha.
Berisha i përgjigjet Ramës: Në çdo akt që firmos, fap-fap e bam- bam, vetëm vjedh!
Leave a comment
Leave a comment

