Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia i kërkon qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës.
Sipërfaqja e prekur nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës po vjen duke u zgjeruar, shkruan Spahia në rrjetet sociale, ndërsa është në terren duke ndjekur situatën.
Postimi i tij:
Përmbytja po vjen duke e zgjeruar sipërfaqen e prekur në territorin e Bashkisë Shkodër.
E shpreha edhe përpara gazetarëve dhe do ta ritheksoj në vazhdimësi që qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës.
Jemi të izoluar me pjesën tjetër të vendit dhe gjatë inspektimeve tek Ura e Bahçallekut dhe rrugës për në Obot të njësisë administrative Ana e Malit, banorët më shprehën shqetësimin e tyre për shkarkimet nga HEC-et që vijojnë të bëhen pa dhënë informacione.


