Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar qeverinë se po shet energji elektrike me një çmim katër herë më të lirë se e blen. Në një takim me banorët e fshatit Kuç, Berisha tha se, kreu i qeverisë mban qëndrim armiqësor ndaj Shkodrës. Kreu i PD tha më tej se ata janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme.
“Ne e kemi deklaruar shumë herë që energjia është shndërruar në një nga mallrat e vjedhjeve më të mëdha. Kjo ishte absolutisht e parashikueshme, e ndalueshme, nëse do prodhohej energji dhe do ulej niveli. Energjia nuk kishte nevojë të blihej. Sot po shesin energji, me një çmim katër herë më të ulët se e blejnë, se e kanë kontratat. Janë verbuar. Qeveria ka qëndrim armiqësor të hapur ndaj Shkodrës. Por këtë akt e kanë bërë se janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme”, tha Berisha.

