Nga faqja e Bajram Karabolli
– I dashur Sanço, liria është një nga dhuratat më të çmuara që Zoti u ka dhënë njerëzve; as thesaret që përmban toka dhe as visaret që mbulon deti nuk mund të krahasohen me të. Për lirinë, ashtu si edhe për nderin, jeta mund dhe duhet të vihet në rrezik; përkundrazi, nga ana tjetër, skllavëria është e keqja më e madhe që mund të pësojnë njerëzit.

